Qerpikët merimangë/ Shihni tendecën që do të bëjë namin këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
Qerpikët merimangë/  Shihni tendecën që do të bëjë namin këtë vjeshtë (FOTO)

Qerpikët merimangë/ Shihni tendecën që do të bëjë namin këtë vjeshtë (FOTO)

Tek portreti i një femre, sytë dhe shikimi joshës janë arma më e fortë dhe garancia për një look të bukur dhe të kuruar në detaje. Cilado vajzë që ka qerpikë të gjatë, duhet ta konsiderojë veten me fat, por edhe për ato që nuk kanë këtë gjatësi të dëshiruar, edhe për qerpikët e shkurtër ka një zgjidhje…Për to kanë menduar make up artistët më të famshëm të botës.

Ndoshta, ju e keni harruar si tendencër, por qerpikët “merimangë” janë kthyer në modë. Këtë nuk e themi ne, këtë e vërtetojnë performancat e fundit në pasarelat e modës. Ndaj, ky lloj qerpiku është sërish në qendër të vëmendjes.

Të para direkt nga pasarela, ato e bëjnë pamjen e çdo modeleje më dramatike, intensive dhe të jashtëzakonshme. Nuk dukeni aspak e ekzagjeruar, përkundrazi! Krijoni në look-un tuaj një efekt të fortë që vetëm stili merimangë i qerpikëve jua ofron.