DO BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Gold AG konfirmon lajmin: Do e rris me… (FOTO) – AlpeGossip
DO BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Gold AG konfirmon lajmin: Do e rris me… (FOTO)

DO BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Gold AG konfirmon lajmin: Do e rris me… (FOTO)

Reperi Gold Ag ka vetëm pak muaj që është martuar dhe fillimisht dukej se këtë gëzim të madh kishte vendosur ta mbante për vete, mirëpo më pas s’i ka rezistuar dot pozave të ëmbla me bashkëshorten.

Në muajin qershor ai na prezantoi për herë të parë me bukuroshen zeshkane që i ka vjedhur zemrën, duke ndarë në Instagram disa foto shumë të bukura nga martesa.

Madje, ai nuk i kurseu as më vonë pozat me partneren e jetës, e cila do ta bëjë baba për herë të parë.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin fëmijën e tyre të parë dhe këtë e zbuloi fillimisht një mikeshë e Ermirës, e cila i komentoi kësaj të fundit në një nga fotot:

“Një nënë e ardhshme mahnitëse”

 

Këtë lajm të bukur e ka konfirmuar edhe vetë reperi Gold AG në një intervistë të sinqertë për “Prive”.

Ai tregoi se është tepër i lumtur në krahët e partneres së tij, tek e cila ka gjetur femrën ideale që ka kërkuar gjithmonë.

Të gjithë jemi kuriozë për gjininë e bebushit, por reperi ka vendosur ta mbajë edhe pak për vete.

A kishte preferenca për djalë ose vajzë?

Gold AG ka rrëfyer se për të s’kishte aspak rëndësi gjinia, përveç faktit që bebushi të vinte i shëndetshëm.

Ermira do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit pas dy muajsh, ndërsa reperi është shprehur se fëmijën e tij do ta rrisë siç thotë feja.