“ENI SHEHUN E BËN SI GAY”/ Rezart Veleshnja flet për imitimin e “zhurmshëm” të moderatorit: Është e drejta ime… – AlpeGossip
“ENI SHEHUN E BËN SI GAY”/ Rezart Veleshnja flet për imitimin e “zhurmshëm” të moderatorit: Është e drejta ime…

“ENI SHEHUN E BËN SI GAY”/ Rezart Veleshnja flet për imitimin e “zhurmshëm” të moderatorit: Është e drejta ime…

Rezart Veleshnja është një nga aktorët e humorit më të njohur, i cili ka rënë në sy për talentin e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Prej vitesh tashmë, ai është pjesë e këtij emisionim ku spikat me rolet e tij. Një pikë e fortë e aktorit janë edhe imitimet.

Ai në skeçet e tij ka imituar personazhe të njohur shqiptarë si Sali Berisha, Arjan Cani apo edhe Eni Shehun. Për moderatorin në një intervistë të tij të fundit është shprehur se shumë persona e “akuzojnë” që këtë të fundit e imiton si gay.

Mirëpo, Rezarti ka treguar që kjo nuk është e vërtetë dhe se është e drejta e tij si autor i rolit t’i shtojë edhe ngjyrime personazhit.

 

Më tej aktori i himorit tregoi se me Enin kanë qenë bashkë me një klasë në gjimnaz. Madje ai zbuloi se në atë periudhë Shehu ishte një nga çunat më të lakmuar nga vajzat.

“Sa për informacion në gjimnaz Eni ka qenë një nga çunat që ka ndërruar të gjitha gocat që kanë qenë më të bukurat e shkollës, Eni i ka pasur dashnore. Çunat gangstera merrnin Enin që të afronin gocat. Kur e afronin u thonte merreni se kam mbaru punë me të. Nga inati ato e shanin, nxirrnin këto llafe,”-ka treguar Rezi.