NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Arbana Osmani nuk iu ndahet këtyre dy gjërave (VIDEO) – AlpeGossip
NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Arbana Osmani nuk iu ndahet këtyre dy gjërave (VIDEO)

NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Arbana Osmani nuk iu ndahet këtyre dy gjërave (VIDEO)

Moderatorja Arbana Osmani është tashmë në ditët e fundit të shtatazënisë.

Pas përfundimit të “Big Brother Vip”, moderatorja kreu disa udhëtime cep e më cep botës, duke ndarë shumë momente dhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi Arbana ka treguar nepsin e saj të fundit të shtatzënisë dhe bëhet fjalë për akulloren me çokollatë. Në një video të publikuar në Instastory, Arbana shihet e ulur në një tavolinë, ndërsa partneri i saj po punon.

“Akullore dhe punë këto ditë”– shkruan Arbana krahas videos.

VIDEO

Në media ka pasur aludime se Arbana është në pritje të një vajzë, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe djali i moderatores, Joni. Teksa po shijonte pushimet në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj. Në një moment Joni thotë: “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhel barkun e moderatores. (KLIKO)

Kohët e fundit ka ndryshuar edhe look-un e saj duke errësuar ngjyrën e flokëve dhe duke i shkurtuar. Kjo u vu re nga një foto e postuar në Instagram ku moderatorja shfaqet krahë djalit të saj teksa janë gati për tu nisur për udhëtim.

Që pas mbarimit të “BBVIP”, Arbana i ka shijuar goxha muajt e saj të shtatzanisë, ku nisi dhe pushimet duke udhëtuar me partnerin e saj dhe fëmijët në vende të ndryshme të botës.