FESTA E DITËLINDJES/ Vajza e Besit dhe Xhensilës këndon hitin “Skifterja e zemrës” (VIDEO) – AlpeGossip
FESTA E DITËLINDJES/ Vajza e Besit dhe Xhensilës këndon hitin “Skifterja e zemrës” (VIDEO)

FESTA E DITËLINDJES/ Vajza e Besit dhe Xhensilës këndon hitin “Skifterja e zemrës” (VIDEO)

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë organizuar një festë madhështore për vogëlushen e tyre, Ajka, e cila sot mbushi 4 vjeç. Këngëtarja ka ndarë disa pamje nga festa me shumë të ftuar, ku Ajka shfaqet e veshur me një fustan të bardhë me lule ndërsa më pas vishet si një sirenë.

Artistët e njohur kanë ndarë dhe disa momente ku vogëlushja shihet duke kënduar hitin e Xhensilës në duet me Ardian Bujupin, Panorama ndërsa në një video tjetër, këndon “Skifterja e Zemrës”, këngën që Besi i dedikoi Xhensilës kur u martuan disa vite më parë.

Kujtojmë që në këtë ditë speciale, Xhensila ndau dhe një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, takimin e parë me Ajkën. “Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë.”, shkroi mes të tjerash Xhensila për ardhjen në jetë të së bijës.

VIDEO