Moderatorja dhe partneri i saj kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat. Ndërkohë çifti janë gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Gjatë kësaj periudhe Dojna ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ndërkohë që Valshenti ka qëndruar më i tërhequr. Së fundmi, këngëtari e ka “thyer heshtjen” në një intervistë ku ka treguar shumëçka nga jeta e tij.
Sata ka qenë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka ndarë me publikun detaje nga momenti i njohjes me moderatoren deri tek emri i djalit që presin.
I pyetur në lidhje me Dojnën, Vlashenti u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të qëndronte gjatë me një person.
“Është shumë e mirë Dojna. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të rrija dot gjatë me një person. Nuk e mendoja se do të ndodhte. Kishte shumë njerëz që më thoshin që do të ndodhte,”-është shprehur këngëtari.
Në këtë periudhë të bukur të jetës së tyre nuk kishte si të mungonte një pyetje rreth shtatëzanisë së moderatores. Sata u shpreh se i vjen keq që kjo periudhë zgjat vetëm 9-të muaj.
“Më vjen keq që zgjat vetëm 9 muaj kjo gjë. Unë do të kisha dashur që të zgjaste më shumë. Ka momentet e veta e ka përjetuar edhe më tepër. Fillimisht nuk hante fare, tani ka filluar i ndjen lezetin. Para disa ditësh kishte marr një tortë dhe e futi në ngrirje, mezi po priste ta hante,”-tregoi Vlashenti.
Kur nuk ka mbetur edhe shumë që të mirëpresin në jetë djalin e tyre, Sata u pyet në lidhje me emrin. Por, mesa duket çifti janë akoma të pavendosur, pasi akoma janë në kërkim të një emri samë të veçantë.
“Unë kam gjetur disa emra që në fillim. Problemi që kemi është se kemi pritshmëri. Do doja një emër që nuk ekziston. Po nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ta shoh. Nuk do të donin bashkim ose të risillnim emrin e dikujt. Presim sugjerime, nëse keni ndonjë ide na shkruani. Mi dërgoni në Instagram, më shkruani,”-përfundon këngëtari.
Ju kujtojmë që Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.
Ndërsa, moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.