Reperi i hiteve “Lambo”, “Kam nevojë”, “Mos m’le me ra’ etj, ditën e djeshme ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim në Instagram. Ai ka publikuar dy video ku shfaqet duke xhiruar nga makina e tij bashkëshorten që ndodhej në makinën përballë dhe e kishte ndaluar policia.
Reperi Elinel ka zgjedhur të qëndrojë larg vendit ku po ndodhte ngjarja dhe e ka lënë gruan e tij të sqarohet e vetme me policët.
“Kur gruaja jote është gangsterja”- ka shkruar ai në videon e parë.
Më pas në videon tjetër ka treguar plot krenari se policët e kishin lënë atë të lirë dhe me humor reperi ka shkruar:
“Shpëton se je gruaja e Ellit normal.”
Ndërkohë reperi ka falenderuar policët të cilët kishin pëlqyer këngën e tij të re, të cilën e ka lançuar dy ditë më parë.
‘Thuj Ellit kanga per familjen shum e fort”, i kanë thënë ata, ndërkohë që reperi i përgjigjet në Instastory “Faleminderit”.