Armina Mevlani sapo na zbuloi se është një tip shumë i ndjeshëm dhe ka shprehur keqardhjen e shqetësimin e saj të madh për qindra njerëz dhe sidomos fëmijë që po humbin jetën çdo ditë nga lufta e bombardimeve në Siri.
Blogerja e njohur ka ndarë më fansat një “Instastory” me një foto gjatë një shpërthimi në Siri dhe e ka shoqëruar me një lutje që i drejtohet Zotit.
“Zot! Kur do të mbarojë e gjitha kjo? Më copëtohet zemra çdo ditë dhe lutem çdo natë që kjo të mbarojë. Zoti mund të dëgjojë lutjet tuaja”, shkruan Armina.