“VDESIM PËR TATUAZHET E BABIT”/ Klea Huta ndan FOTON e veçantë të Krid ulur afër Elgidit – AlpeGossip
“VDESIM PËR TATUAZHET E BABIT”/ Klea Huta ndan FOTON e veçantë të Krid ulur afër Elgidit

“VDESIM PËR TATUAZHET E BABIT”/ Klea Huta ndan FOTON e veçantë të Krid ulur afër Elgidit

Në muajin qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bekuan me një vogëlush që ka ndryshuar tashmë rrënjësisht jetët e tyre.

Ata vendosën ta quanin të birin Krid dhe deri tani nuk na e kanë treguar asnjëherë portretin e të voglit në rrjete sociale.

Megjithatë, as Klea dhe as Elgiti nuk na i kursejnë momentet e ëmbla me Kridin, i cili rritet dita ditës.

Tashmë, i vogli mund të qëndrojë vetë ulur dhe madje kanë filluar t’i tërheqin vëmendjen detajet e ambientit përreth.

Siç tregon Klea, djali i tyre është fiksuar tashmë me tatuazhet e Elgitit dhe nuk ia ndan sytë.

Moderatorja ka ndarë foton më të ëmbël të Kridit, krahas së cilës shkruan:

“Vdesim për tatuazhet e babit vdesim Jeta imee, u rrite ti të rrish në byçë!”

Siç shohim në foto, Krid është një bebush bjond i cili me siguri i ngjan më shumë Elgitit.

Megjithatë, ne vazhdojmë të jemi kuriozë për portretin e tij!