Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë dje me ndjekësit e saj, ku ka zbuluar edhe emrin që ajo dhe partneri i saj kanë vendosur për të voglën e tyre.
“Zot faleminderit qe i dhe kuptim jetes time 🥰 . Nje krijes kaq e vogel qe ta ngre shpirtin pesh ,te dua e vogla ime Aura 11/11/24”, ka shkruar Mikela bashkëngjitur me fotot e para që ka publikuar me të bijën në “Instagram”, por duke u kujdesur që të mos tregojë portretin e saj.
Menjëherë postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe sigurisht nuk munguan as urimet. Fotot në fjalë janë komentuar edhe nga personazhe të njohur të ekranit, duke i uruar jetë të gjatë të voglës së Mikelës.
Vëmendjen e ndjekësve të Pupës e mori urimi i moderatorës së njohur, Kiara Tito.
“Urime për ardhjen e princeshës së vogël në jetë! Paçin ditët plot me buzëqeshje, momente të ëmbla dhe një rrugëtim të bukur përpara. E vogla juaj ju sjelltë gëzim e lumturi në çdo hap!”, ka shkruar Kiara, koment i cili ka marrë më shumë se 500 pëlqime.