Dikur ata ishin të pandarë… Ishin treshja më e përfolur në Tiranë. Flori, Soni dhe Elvana, tre emra të suksesshëm në muzikë.
Por gjatë kohës kur Soni Malaj ishte në një lidhje me Flori Mumajesin, u thanë se në fakt Elvana u bë shkak i ndarjes së tyre.
Sërish zëra të tjerë prej vitesh thanë se Flori me Elvanën ishin të lidhur por që asnjëri prej tyre nuk e pranoi kurrë.
E kalojmë pjesën e Florit, por çfarë “vodhi” tjetër Elvana nga Soni?
Të brendshmet sipër rrobave!
Ju kujtohet Soni Malaj në klipin “E vogëla”? Në vitet kur e publikoi klipin, Soni u diskutua shumë për veshjen ku mbi streçet e verdha me gjatësinë e pantallonave të shkurtra, kishte veshur të brendshme. Të njejtën gjë ka bërë Elvana Gjata. Me një palë streçe lejla me gjatsi deri tek gjuri dhe me të brendshme sipër tyre është paraqitur në foton e fundit që ka postuar në Instagram.