Pak kohë më parë, këngëtarja bukuroshe Eni Koçi u komentua në rrjetet sociale, pasi ajo publikoi foto ku shfaqej e veshur me tuta sportive dhe taka. Mesa duket, ky kombinim nuk i pëlqeu ndjekësve të saj, të cilët e bombarduan me komente për veshjen.
Komenteve të ndjekësve Eni iu përgjigj me ironi në ‘Instastoryn’ e saj, duke postuar foto të vipave të huaj të veshur me të njëjtin stil me të.
Së fundmi për këtë lajm ka reaguar dhe ish-banorja seksi e shtëpisë së ‘Big Brother Albania’, Katerina Shkëmbi.
Ajo ka publikuar gjithashtu në ‘Instastory’ një foto të vjetër nga ‘Big Brother’, ku e shohim të veshur me tuta dhe me taka, njësoj si Eni Koçi.
“Unë kam veshur tuta me taka që kur isha në ‘Big Brother 2014.’- ka shkruar ish-banorja duke lënë të kuptohet se e ka bërë këtë kombinim para Enit.