Vëllai martohet dhe nuk fton motrat, çudirat në familjen Kardashian s’kanë fund – AlpeGossip
Vëllai martohet dhe nuk fton motrat, çudirat në familjen Kardashian s’kanë fund

Vëllai martohet dhe nuk fton motrat, çudirat në familjen Kardashian s’kanë fund

Lajmi i fundit që na vjen nga klani Kardashian-Jenners lidhet me vëllain e vajzave të njohura. Brody Jenner do të martohet dhe nuk ka ndërmend të ftojë as Kendall Jenner as Kylie Jenner. ‘Hollywood Life’ bën me dije se Brody dhe e fejuara Kaitlynn Carter kanë filluar përgatitjet për të kurorëzuar dashurinë në Bali, Indonezi.

Problemet mes tyre kanë filluar që prej divorcit të Kris dhe Caitlyn. Problemet mes Brody-t dhe motrave të tij vetëm janë shtuar dhe nuk ka asnjë shpresë që marrëdhëniet të rregullohen.