NGA LIDHJA ME MODELEN TEK MESAZHET E FANSAVE/ Majk reagoi për herë të parë dhe i sqaroi të gjitha (FOTOT) – AlpeGossip
NGA LIDHJA ME MODELEN TEK MESAZHET E FANSAVE/ Majk reagoi për herë të parë dhe i sqaroi të gjitha (FOTOT)

NGA LIDHJA ME MODELEN TEK MESAZHET E FANSAVE/ Majk reagoi për herë të parë dhe i sqaroi të gjitha (FOTOT)

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë.

Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku. Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndaj fansat nisën të dyshojnë se diçka po zihet!

Disa fansa e kanë “ngacmuar” reperin lidhur me foton që u përhap me shpejtësi në rrjet, mirëpo përgjigjia e tij nuk i pëlqeu. (Lexo këtu)

Ndaj, të revoltuar ata kanë nisur të ‘hedhin baltë’ mbi emrin e reperit duke treguar edhe “prapaskena” të bisedave të tyre private. (Kliko)

Për “Iconstyle.al”, Majk ka reaguar për herë të parë duke treguar se në fakt bisedat s’janë të vërteta por të modifikuara dhe personat që kanë bërë deklarata të tilla s’janë fansat e tij.

Për më tepër, ai dërgoi disa foto ku dukej qartë mbështetja e fansave të tij të vërtetë:

   

Përsa i përket raportit të tij me Miss Universe Kosovën, Blerta Veselin, reperi sqaroi për “Iconstyle.al” se ata nuk janë në një lidhje dhe asgjë që ka qarkulluar në rrjet këto dy ditë lidhur me një romancë të mundshme, nuk ka qenë e vërtetë.

Mes Majk dhe Blertës nuk ka asgjë dhe duket se fotoja e reperit e publikuar në llogarinë e Blertës ka qenë thjesht një shaka, e cila bëri bujë të madhe këto ditë.

/Iconstyle.al