PLAS KEQ SKANDALI/ Partneri tradhëton Khloe K. me shoqen e ngushtë të Kylie-t – AlpeGossip
PLAS KEQ SKANDALI/ Partneri tradhëton Khloe K. me shoqen e ngushtë të Kylie-t

PLAS KEQ SKANDALI/ Partneri tradhëton Khloe K. me shoqen e ngushtë të Kylie-t

Bëri bujë mbrëmjen e djeshme lajmi se Khloe Kardashian i dha një herë e mirë fund lidhjes me partnerin e  saj Tristan Thompson pasi ky i fundit u kap duke e tradhëtuar me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Lajmi u shpërnda me shpejtësi të madhe dhe burime për ‘TMZ’ treguan se në një festë ku të pranishëm ishin e Jordy me Tristian, dyshja u pa shumë afër njëri tjetrit dhe ishte e sigurt që mes tyre ka diçka.

Ndërkohë Jordy Woods ende nuk ka reaguar, basketbollisti i famshëm bëri një status në Twitter ku mohoi lajmet, por më pas e fshiu ndërsa vetë Khloe ka konfirmuar lajmet duke komentuar në një status të faqes Hollywood Unlocked.’

Ndërsa faqja po komentonte lajmin në fjalë, bukuroshja bjonde komentoi disa emoji që nënkuptojnë “thuaje me zë të lartë”, po ashtu dhe dy mikeshat e saj kanë konfirmuar duke thënë se këto janë fjalë të vërteta.