LEGJENDA E MODËS/ Këto janë 9 shprehjet frymëzuese të Karl Lagerfeld (FOTO) – AlpeGossip
LEGJENDA E MODËS/ Këto janë 9 shprehjet frymëzuese të Karl Lagerfeld (FOTO)

LEGJENDA E MODËS/ Këto janë 9 shprehjet frymëzuese të Karl Lagerfeld (FOTO)

Dizajneri Karl Lagerfeld, që ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 85-vjeçare, iu përkushtua modës për rreth 60 vite, duke punuar me shumë marka të famshme, përfshirë këtu Chanel, Fendi dhe Chloé.

Ndër të tjera, Lagerfeld ishte i njohur edhe për shprehjet e goditura, të thella dhe frymëzuese.

 Moda është një tren që nuk pret askënd. Hip shpejt ose u zhduk.

Nuk besoj tek arritjet në jetë. Për mua gjithçka lidhet me koleksionin e ardhshëm.

Dikur, një dizajnere në Paris më tha: Veshjet e mia janë vetëm për gratë inteligjente. Ajo falimentoi, ndoshta kishte vetëm idiotë rrotull. 

Kur mora përsipër Chanel-in, të gjithë më thanë: Mos e bëj. Chanel ka vdekur. Dhe i thashë vetes ‘Më pëlqen që njerëzit mendojnë kështu. Tani le ta shohim.

Në lidhje me rrjetet sociale, ka diçka të trishtë aty. Është si një pasqyrë ku njerëzit bisedojnë me veten. Ajo që urrej më shumë në jetë janë selfies.

Kur isha katër vjeç, i kërkova nënës një shërbëtor për ditëlindje. Doja që rrobat e mia të ishin të gjitha të përgatitura në çdo moment të ditës. Isha një fanatik i veshjeve. Isha i fiksuar që të vishesha ndryshe të paktën 4 herë në ditë.

Jam shumë kurioz. Kam lexuar çdo revistë, kam spiunët e mi në çdo vend, di gjithçka. Shumë pak njerëz janë kaq të informuar sa unë.

“Unë stiloj si të jem duke marr frymë. Ti nuk kërkon të marrësh frymë. Thjesht ndodh.” – prill, 1983

Jeta ime personale lidhet gjithnjë me harresën. Përpiqem shumë të harroj. Jo sepse nuk isha i lumtur, por sepse më duhet të gjej diçka tjetër. Nuk mund ta kthej mbrapsht ç’kam bërë.

 

Përkthimi:WWD