Shapkat më të urryera do na përndjekin sërish: Edhe këtë verë në modë! (FOTO) – AlpeGossip
Shapkat më të urryera do na përndjekin sërish: Edhe këtë verë në modë! (FOTO)

Shapkat më të urryera do na përndjekin sërish: Edhe këtë verë në modë! (FOTO)

Mjafton t’u japim dy fjalë kyçe: shapka, të urryera dhe ju përgjigjen e keni gati. Kush tjetër përveç CROCS?

Sado vëngër të jenë parë, njerëzit i duan po aq sa nuk i durojnë dot. Vetëm në muajin që lamë pas, në eBay u shitën 20 palë në orë.

Versioni i parë i Crocs doli në 2002- in dhe që prej 2017- ës janë shitur 300 milionë copë.

Marka të shumta e kanë përqafuar trendin në fjalë duke e bërë pjesë të koleksionit të tyre. Së fundmi ishte “Balenciaga” ajo që e frymëzuar nga Crocs prezantoi këto këpucë:

Por Balenciaga nuk është emri i vetëm që ka eksperimentuar me Crocs- at. Në prill, reperi dhe dizenjuesi Kaney West postoi në Twitter këtë foto, ku shapkat u konsideruar një version i ri i Crocs.