ISHIN TË URRYERA/ Victoria Beckham i bëri këto pantallona të duken të adhurueshme (FOTO) – AlpeGossip
ISHIN TË URRYERA/ Victoria Beckham i bëri këto pantallona të duken të adhurueshme  (FOTO)

ISHIN TË URRYERA/ Victoria Beckham i bëri këto pantallona të duken të adhurueshme (FOTO)

Sipas një sondazhi pak vite më parë, 46% e anglezëve i urrenin pantallonat e kuqe dhe humori që bëhej me to online mori përmasa të mëdha. Pantallonat e kuqe shiheshin si qesharake, për këtë arsye njerëzit nuk preferonin t’i vishnin. Madje, në vitin 2016, ‘Country Life’ filloi një fushatë kundër paragjykimit të pantallonave të kuqe.

Vitin e kaluar Victoria Beckham theu çdo paragjykim dhe i veshi këto pantallona gjithë vetëbesim në një prej daljeve të saj në New York duke i bërë të duken më trendy se kurrë. Ajo i kombinoi me një bluzë shumëngjyrëshe dhe me një çantë të kuqe. Si gjithmonë Victoria nuk mund të gabonte me veshjen e saj, por në këtë rast u tregoi të gjithë anglezëve se pantallonat e kuqe mund të të bëjnë të dukesh shumë elegante.