“DO KISHE PËRFUNDUAR NË POLICI”/ Sherr në Big Brother, Erjola: Je skizofrene! Ilnisa: Kështu të kanë mësuar prindërit? – AlpeGossip
“DO KISHE PËRFUNDUAR NË POLICI”/ Sherr në Big Brother, Erjola: Je skizofrene! Ilnisa: Kështu të kanë mësuar prindërit?

“DO KISHE PËRFUNDUAR NË POLICI”/ Sherr në Big Brother, Erjola: Je skizofrene! Ilnisa: Kështu të kanë mësuar prindërit?

Një konflikt mes Ilnisës dhe Erjolës në kuzhinë, rrezikoi të dyja vajzat, që po gatuan me vaj të nxehtë. Erjola shkoi në kuzhinë të gatuante disa vezë, por nuk u lejua nga Ilnisa.

Ilnisa e kritikoi se po e bënte me vaj, ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj, ndërsa Meri u kërkoi të kenë kujdes. Por më tej, banoret kaluan në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Erjola e quajti skizofrene, ndërsa Ilnisa e pyeti “kështu të kanë mësuar prindërit”.

Pjesë nga debati:
Erjola: Mos më shty tiganin, se mund të digjem
Ilnisa: Ti erdhe… çfarë taskirati kam që po më bën me pika
Erjola: Po ti avash se më shtyve tiganin me vaj të nxehtë, doje të më digjje o skizofrene
Ilnisa: Çfarë the m’i
Erjola: Po më shtyve tiganin
Ilnisa: Çfarë the
Erjola: Po ik o Ilnisa na lër rehat, atë thashë!
Ilnisa: Sheh ndonjë pasqyrë këtu, duke parë veten
Erjola: Më lër se erdha për qetësinë time, mos më cito
Ilnisa: Si nuk të vjen turp
Erjola: Ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet
Ilnisa: Kujdes se po gatuaj, shiko si më bëre
Meri: Kujdes se keni gjëra të nxehta dhe po bëni ndonjë dëm, ju lutem qetësohuni se do të digjeni
Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shikoje ti si fluturoje, do kishe përfunduar në polici
Ilnisa: Nuk ka kamera këtu? Që ti je hipokritja dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, kjo nuk do mend
Erjola: Ik, se ti edhe në bukë do sherr
Ilnisa: Do protagonizëm
Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola
Ilnisa: Sa turp
Erjola: Nuk e ke marrë me tapi
Ilnisa: Turp për ty, kështu të kanë edukuar prindërit?
Erjola: Të më përmedësh babin dhe nënën që nuk e kam, unë nuk ta lejoj. Si më provokon te prindërit, kur e di që nuk i kam. O ndyrësirë. Nuk bie në nivelin tënd.