“MË ËSHTË THYER ZEMRA”/ Bebe Rexha gjen gjerdanin me diamantë që i vodhën në aeroport (FOTO) – AlpeGossip
“MË ËSHTË THYER ZEMRA”/ Bebe Rexha gjen gjerdanin me diamantë që i vodhën në aeroport (FOTO)

“MË ËSHTË THYER ZEMRA”/ Bebe Rexha gjen gjerdanin me diamantë që i vodhën në aeroport (FOTO)

Edhe pse ka njoftuar se e ka gjetur gjerdanin e saj, Bebe Rexha ende nuk e ka zbuluar mënyrën dhe se kush ia kishte arritur që t’ja vidhte.

Pak ditë më parë Bebe Rexha postoi se i kishte ndodhur një fatkeqësi në aeroport, pasi hajdutë i kishin vjedhur varësen ku kishte gdhendur emrin e saj. (LEXO KËTU)

E dëshpëruar dhe me zemrën e thyer, Bebe ka kërkuar ndihmë nga të gjithë fansat e saj me anë të postimeve në Tëitter duke shkruar: “Më është thyer zemra. Dikush në aeroport më vodhi gjerdanin Bebe” dhe “Nëse dikush e sheh teksa del në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini atë m*t,”.

Por tani pak ditë më pas, me anë të një postimi po në rrjetet e saj sociale Bebe shkruan se e ka rigjetur gjerdanin e saj dhe se është shumë e lumtur por pa dhënë detaje se si e kishte gjetur dhe kush ia kishte marrë.