“NUK PUNOJ NË SHTYLLËN E TENSIONIT QË…”/ Dojna Mema sapo dha një koment për ju që keni komplekse me gjatësinë – AlpeGossip
“NUK PUNOJ NË SHTYLLËN E TENSIONIT QË…”/ Dojna Mema sapo dha një koment për ju që keni komplekse me gjatësinë

“NUK PUNOJ NË SHTYLLËN E TENSIONIT QË…”/ Dojna Mema sapo dha një koment për ju që keni komplekse me gjatësinë

Nuk ka qenë hera e parë dhe me siguri s’do të jetë as e fundit që moderatoren Dojna Mema e pyesin për gjatësinë e saj.

Trupat tanë janë të ndryshëm dhe i lumtur është vetëm ai që ka bërë paqe me veten dhe pamjen e tij, njësoj si Dojna.

Moderatorja s’e ka aspak problem gjatësinë dhe madje nuk ngurron të tregojë se herën e fundit që ishte matur, kishte rezuluar dy centimetra më pak sesa e mbante mend veten.

A ka komplekse për këtë? Sigurisht që jo! Madje, ajo bën një koment shumë të lezetshëm teksa shprehet se nuk punon si shtyllë tensioni, që ta ketë kompleks gjatësinë.

“Sa e gjatë je dhe a e ke kompleks gjatësinë?”- e pyet një ndjekës, ndërsa Dojna jep përgjigjen që do t’i vlejë të gjithë atyre personave që kanë komplekse me gjatësinë e tyre.

“E mbaja mend veten 163 cm, herën e fundit që u mata dola 161 cm. Jo nuk e kam kompleks, se nuk punoj shtyllë tensioni që të jetë kriter. Faleminderit.”- shkruan ajo.

Ndërkohë, moderatorja po jeton një lidhje të bukur dashurie me këngëtarin Vlashent Sata. Madje, çifti ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënie, duke nisur së fundmi bashkëjetesën.