E TMERRSHME/ Grupi sadist detyron burrin të hajë testikujt para se ta vrasin – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Grupi sadist detyron burrin të hajë testikujt para se ta vrasin

E TMERRSHME/ Grupi sadist detyron burrin të hajë testikujt para se ta vrasin

Ish-partnerja e një burri, i cili u torturua për vdekje nga një kult sadist që e detyroi atë të hante testikujt e tij, i ka thënë asaj në agoni se nuk ishte në gjendje të shpëtonte nga grupi.

Jimmy Prout u abuzua për muaj nga një grup i lidhur me Zahid Zaman, përpara se trupi i tij të zbulohej në një djerrinë pak metra larg shtëpisë së tij në North Shields të Britanisë.

45 vjeçari, babai i dy fëmijëve, iu nënshtrua rrahjeve të egra nga banda për disa muaj, pasi ata i hoqën dhëmbët me një çekiç dhe daltë dhe e detyruan që të ketë marrëdhënie seksuale me një qen, shkruan Daily Mail.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar burrin disa ditë përpara se të vritej, në gjendje të keqe dhe të brishtë, pasi ishte tërhequr zvarrë përgjatë një rruge nga vrasësit e tij.

Tani ish-partnerja e tij prej 14 vitesh, ka folur për tmerret që Z. Prout iu nënshtrua gjatë muajve të fundit të jetës dhe shpreson që vrasësit të vdesin në burg.

Zonja Carter, e cila u nda me Z. Prout para se ai të kishte probleme me trurin, thotë se ndjen keqardhje për të.

“Nuk e kuptoj, pse nuk vrapoi? Pse nuk u largua?

Ai ishte aq i frikësuar të largohej.

Do të doja ta kisha dëgjuar përsëri zërin e tij. Ju them se më vjen keq. Unë nuk duhet ta kisha lënë atë. ‘

Z. Prout mendonte se grupi ishin shokët e tij, por grupi ishte pikërisht ai që ia mori jetën.

Drejtuesi i tij shfaqej si një njeri bamirës dhe në një rast refuzoi shpërblimin për kthimin e një qeni të humbur te pronari i saj.

Nga fundi i vitit 2015 deri në zbulimin e trupit të tij në shkurt të vitit 2016, ai iu nënshtrua një katalogu abuzimesh të tmerrshme.

Z. Prout gjithashtu publikonte fotografi të plagëve të tij në Facebook në atë kohë, shoqëruar me fjalë tilla si “lëndimi i trupit tim” dhe “dhimbja ime e shëmtuar”.

Pasi vdiq, trupi i tij u hodh ku filloi të dekompozohej dhe u hëngër pjesërisht nga kafshët.

Grupi u përpoq të mbulonte gjurmët, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij, ndërsa pretendonin se po e kërkonin atë.