PROPOZIMET E ÇUDITSHME TË QERASË/ Mbi 500 euro për të fjetur me një të huaj – AlpeGossip
PROPOZIMET E ÇUDITSHME TË QERASË/ Mbi 500 euro për të fjetur me një të huaj

PROPOZIMET E ÇUDITSHME TË QERASË/ Mbi 500 euro për të fjetur me një të huaj

Mungesa e hapësirave për strehim ka bërë që qiramarrësit irlandezë të lihen në mëshirën e pronarëve që abuzojnë me tarifa zhvatëse.

Sipas njoftimit më të fundit qiramarrësit paguajnë 550 euro në muaj për të ndarë krevatin me një person të huaj.

Të indijuar nga ofertat e qirasë në kryeqytetin e Irlandës, qiramarrëzit shprehën zemërimin në mediat sociale.

Ata kanë postuar ofertat ku një vend në shtrat është ofruar për qindra euro.

Sipas një hetimi, të ndash krevatin me një të huaj në Dublin në vitin 2018 është si të merrje me qira një apartament të plotë në kryeqytet në vitin 2012.

Sipas  The Times, në një njoftim të kohëve të fundit në zonën e Islandbridge, South Dublin, palëve të interesuara u është kërkuar të paguajnë 540 euro në muaj për një gjysmë krevat dopio.

Propozimet e çuditshme të qirasë nuk janë incidente të izoluara, por është një numër  i madh  banorësh irlandezë që raportojnë ofertat anormale për një krevat përgjatë vitit 2018.