NJË GRUA SI JENNIFER LOPEZ/ Këngëtarja mahnit të fejuarin e saj me dhuratën fantastike (VIDEO) – AlpeGossip
NJË GRUA SI JENNIFER LOPEZ/ Këngëtarja mahnit të fejuarin e saj me dhuratën fantastike  (VIDEO)

NJË GRUA SI JENNIFER LOPEZ/ Këngëtarja mahnit të fejuarin e saj me dhuratën fantastike (VIDEO)

Të gjithë fansat dhe ndjekësit e çiftit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez mbeten pa fjalë kur ky i fundit i dhuroi një makinë luksoze për ditëlindje partneres së tij. Por duket se saga e dhuratave tej pritshmërive nuk ka mbaruar ende.

Për 44-vjetorin e lindjes së tij, J.Lo i ka dhuruar një makinë ‘Ford Bronco’ të stilit të vjetër në ngjyrë blu. Duket se kjo dhuratë i ka rrëmbyer zemrën ish-basketbollistit, për këtë arsye ai nuk nguroi ta falenderonte publikisht të fejuarën e tij.

“Faleminderit Jennifer Lopez për dhuratën më të mirë”, -shkruajti Alex në një postim të bërë në ‘Instastory’.

Jennifer dhe Alex kanë vetëm 2 vite si të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë janë lidhur në fejesë.