Gjithmonë e shohim të veshur me klas, por kur vjen puna tek përditshmëria edhe Armina u dorëzohet rrobave sportive (FOTO) - AlpeGossip
Gjithmonë e shohim të veshur me klas, por kur vjen puna tek përditshmëria edhe Armina u dorëzohet rrobave sportive (FOTO)

Gjithmonë e shohim të veshur me klas, por kur vjen puna tek përditshmëria edhe Armina u dorëzohet rrobave sportive (FOTO)

Armina Mevlani njihet për stilin e saj të veçantë dhe shumë herë mund të jetë kthyer në burim frymëzimi për vajzat e thjeshta. Në ‘Instagram’-in e Arminës mund të gjesh stile të ndryshme të veshuri, megjithatë gjithmonë kemi vënë re se mbi të gjitha mbizotëron ai klasik. Armina mund të cilësohet si vajza e fustaneve dhe këpucëve me taka, duke qenë se në shumicën e rasteve e kemi parë të veshur kështu.

Ndoshta këtë gjë ja kërkojnë edhe udhëtimet e saj të shpeshta, duke qenë se Armina është bërë shumë e njohur edhe ne botë si ‘bloggere’ dhe si një vajzë me influencë. Megjithatë kur vjen puna në përditshmëri edhe Armina i dorëzohet komoditetit. Gjatë ditës së sotme duket se Arminës i është dashur të merret me shumë punë, ndaj përveç rrobave sportive nuk mund të kishte zgjidhje më të rehatshme.