Rubrika e sotme “Në Trotuar” në “E Diell” ka nisur me debate mes Shqipe Hysenajt dhe çiftit që ka dalë së fundmi nga “Për’puthen”, Ana Gjini dhe Bruno Shemo.
Sipas ish-konkurrentes së emisionit të dashurisë, e cila herë pas here ka bërë deklarata të forta për çiftet e “Për’puthen”, u shpreh se ata janë “false”
“Është fake. Bruno hyri në “Për’puthen” si një djalë që donte një vajzë me karakter të fortë. Ai nuk donte të nënshtrohej dhe më pas u nënshtrua nga ana e vogël. Nuk e përdora si e shkurtër”, tha Shqipe.
Më pas Bruno e pyet nëse paguhet që bën dedektiven dhe Hysenaj i përgjigjet: “Kam çjerrur maskat e atyre që dolën çift dhe i besonin të gjithë, juve sa t’ju fryj. Nuk jam paguar si detektive, por kam nuhatje”.