Kaloi në mbidozë heroine/ Demi Lovato përlot të gjithë me letrën prekëse: Pres me padurim… (FOTO) – AlpeGossip
Kaloi në mbidozë heroine/ Demi Lovato përlot të gjithë me letrën prekëse: Pres me padurim… (FOTO)

Kaloi në mbidozë heroine/ Demi Lovato përlot të gjithë me letrën prekëse: Pres me padurim… (FOTO)

Muajin e kaluar bëri bujë në mediat e huaja lajmi se Demi Lovati është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte kaluar mbidozë heroine. Këngëtarja për një javë qëndroi e shtruar në spital dhe pati shumë aludime se çfarë kishte ndodhur me të.

Demi ka folur sot për herë të parë me një status në Instagram që i ka përlotur të gjithë fansat e këngëtares.

“Kam qenë gjithmonë transparente rreth udhës sime me drogën. Ajo çfarë kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket ose zbehet me kohën. Është diçka nga e cila unë mund të vazhdoj të kalojë përsëri në mbidozë. Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë. Fansave të mi i jam përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj jave që kaloi dhe përtej. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet tuaja më ndihmuan ta përballoj këtë kohë të vështirë. Dua të falenderoj familjen time, ekipin tim dhe stafin e spitalit që më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Pa ta, nuk do të isha këtu duke shkruar këtë letër për ju. Tani dua kohë të shërohem dhe të fokusohem tek vetëpërmbajtja dhe rruga drejt shërimit. Dashuria që më keni dhënë nuk do harrohet kurrë dhe pres me padurim ditën kur do them se ia dola. Do vazhdoj të luftoj”, shkruan Demi.