“DASMË TË MADHE NË RRËSHEN”/ Riniani zbulon si u njoh me avokaten seksi: Marshallah… – AlpeGossip
“DASMË TË MADHE NË RRËSHEN”/ Riniani zbulon si u njoh me avokaten seksi: Marshallah…

“DASMË TË MADHE NË RRËSHEN”/ Riniani zbulon si u njoh me avokaten seksi: Marshallah…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, ishte ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për romancën e tij të dashurisë me një avokate bukuroshe.

Kjo e fundit jeton e punon në Spanjë. Ndërkohë 33-vjeçari zbuloi gjatë bisedës në studio se kanë dy muaj të lidhur dhe se lidhja e tyre po shkon aq mirë sa e kanë menduar edhe martesën.

I pyetur nga Bieta për mënyrën sesi u takuan, Riniani nuk ngurroi të tregonte se ç’ mendoi e bëri në takimin e parë.

“Dasmë të madhe në Rrëshen”, ish-konkurrenti i

“Po prisja avokaten për çështje pune. E dija që ishte një avokate femër, e kishim lënë një takim në një lokal në Tiranë për të folur për çështjen e dokumenteve. Kur erdhi avokatja, normal si mashkull në shikim të parë thashë “marshallah avokatja”, por nuk guxova t’ia thosha”, tregoi ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ky i fundit shtoi se mes tyre ka dashuri të vërtetë dhe nëse një ditë do të martohen, padyshim do zgjidhte të organizonte një dasmë të madhe në Rrëshen.