“TË SËMURË MENDORË”/ Mediat serbe shpërthyen ndaj Anxhelës pasi bëri shqiponjën në “Eurovision”, Ardit Gjebrea reagon i revoltuar – AlpeGossip
“TË SËMURË MENDORË”/ Mediat serbe shpërthyen ndaj Anxhelës pasi bëri shqiponjën në “Eurovision”, Ardit Gjebrea reagon i revoltuar

“TË SËMURË MENDORË”/ Mediat serbe shpërthyen ndaj Anxhelës pasi bëri shqiponjën në “Eurovision”, Ardit Gjebrea reagon i revoltuar

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Në një prej paraqitjeve të saj para mediave, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë.

Ky veprim i këngëtares shqiptare, ka revoltuar dhe ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe.

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea, i cili i ka konsideruar të sëmurë mendorë.

Në InstaStory-n e tij, ai ka publikuar si foto artikullin e medias në fjalë, krahas së cilës ka shkruar:

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.