Së shpejti baba, Bes Kallaku flet për emrin e vajzës: Do ta bëjmë me… – AlpeGossip
Së shpejti baba, Bes Kallaku flet për emrin e vajzës: Do ta bëjmë me…

Së shpejti baba, Bes Kallaku flet për emrin e vajzës: Do ta bëjmë me…

Për vetëm rreth 2 muaj, Xhensila dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti zbuloi se po presin një vajzë dhe tashmë kanë nisur me përgatitjen për pjesëtaren e re të familjes së tyre.

Ndërsa ndoqi bashkëshorten të performonte në koncertin e organizuar në qendër të Tiranës, Besi u pyet për emrin e vogëlushes, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Kemi menduar 2-3 emra, tani presim të zgjedhim. Do ta bëjmë me short”, tha aktori i humorit gjatë një interviste për emisionin “Jo vetëm modë”.

 

Ai u shpreh edhe për marrëdhënien me mediat sociale, ndërsa u pyet për faktin nëse “i bën gjërat për t’u dukur”:

 

“Ishalla të gjithë le t’i bëjnë për t’u dukur. Se jemi mësuar të rrimë para telefonit, duke shkruar “i bën gjërat për t’u dukur”. Hajt se i kam bërë për t’u dukur, por bëjini dhe ju”.