DO SHKONI NË FESTË? Katër këshilla bukurie dhe veshjesh për t’u dukur sa më bukur – AlpeGossip
DO SHKONI NË FESTË? Katër këshilla bukurie dhe veshjesh për t’u dukur sa më bukur

DO SHKONI NË FESTË? Katër këshilla bukurie dhe veshjesh për t’u dukur sa më bukur

Nëse keni një festë së shpejti dhe nuk dini akoma se çfarë të vishni këto këshilla të thjeshta ndoshta mund t’ju sjellin disa ide që i keni patur në dollap por nuk ju ka shkuar mendja akoma!

Një pjesë e cila bën diferencën: Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është që të vishni një fustan të zi i cili ju shpëton gjithmonë. Por këtë herë tregohuni pak më të mençur, investoni dhe shpenzoni vetëm një  detaj, duke blerë qoftë një fund një bluzë apo një xhaketë. Është kjo që do të bëjë diferencën në veshjen tuaj. Kombinimin e të tjerave mund ta bëni me ato që ndodhen në dollapin tuaj.

Një veshje që do të duket si e shtrenjtë: Marcy Cruz, redaktore mode në një reviste për fashion thotë se gjëja më e mirë që mund të bëni është të shpenzoni në veshje të tilla si: një këmishë mëndafshi,  ose një shall mëndafshi pra disa pjesë të veshjes që duken me të vërtetë sikur kanë vlerë.

Nuk ka rëndësi sa elegante është veshje, nëse nuk kujdeseni për modelin flokëve çdo gjë do të jetë e kotë. Ndaj mund të zgjidhni diçka të thjeshtë që e keni por duhet të kujdeseni për flokët duke shkuar në një parukeri.

Qoftë dimër apo verë e rëndësishme shumë është dhe lëkura ndaj mos harroni kurrë ta hidratoni atë dhe të kujdeseni për të çdo ditë dhe akoma më shumë kur keni një festë apo një event. Ajo duhet të jetë duke shkëlqyer gjithë kohës!