“SI DORDOLEC NË SHKURRE…”/ Komentet pikante të ditës, ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“SI DORDOLEC NË SHKURRE…”/ Komentet pikante të ditës, ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“SI DORDOLEC NË SHKURRE…”/ Komentet pikante të ditës, ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Prej ditësh situata ka qënë disi e zhurmshme midis Alketës dhe disa prej artistëve të tjerë, të prekura nga komentet e saj në Revistën Clas kanë qenë edhe motrat Vjollca. Nga disa burime për mediat thuhet se Getoari e kishte telefonuar i nervozuar Alketën , por ajo si ishte përgjigjur thirrjes së tij. Nisur nga kjo dhe nga personazhi tjetër në foto që është Noizy, rival i “Babastars” njëri prej fansave i komenton: “Pse i bëre këto foto sepse të shkruajti Getoar Selimi?”

Kiara Tito, një nga blogeret më të famshme në Shqipëri pozon vazhdimisht dhe ndan me ndjekësit e saj në instagram foto të ndryshme, ku më së shumti si background përdor shtëpi ose rrugica.

Në postimin e saj të fundit dallohet dhe një koment nga një ndjekës i saj i cili i shkruan: “Ka e paske gjet shpin ket rradh me bo foto”.

Mesa duket fansat e saj janë “mërzitur” me këtë stil të Kiarës.

Të gjithë e njohim Renato Mekollin si shefin e Hell’s Kitchen Albania.

Ai dallohet për qëndrimin e tij të ashpër dhe kritikat negative që bën shpesh në emisionin. Në mbremjen e sotme pritet finalja e madhe e Hell’s Kitchen dhe Renato ka ndarë një postim duke e rikujtuar me një foto të fëmijërisë, ku ka shprehur se pas kësaj foto fshihet një personazh që do të zbulohet sonte në darkë.

Në komentet krahas postimit shohim dhe një prej fansave i cili ka lënë një koment që bie në sy: “Si dordolec ne shkurre…”. Megjithatë ajo që na mbetet është të presim të ndjekim finalen e madhe për të zbuluar më tepër për fëmijërinë e Renatos.

ALPEgossip.al