Pavarësisht se veshja jote mund të jetë një mrekulli, rëndësinë e këpucëve nuk e ul asgjë. Ato janë epiqendra e çdo pamjeje. Mund të të bëjnë të dukesh një yll ose e kunërta…Trendet, detajet, ngjyrat apo format ndryshojnë vit pas viti, por duket se 2019-ta vjen me shumë stil. Këpucët që do të na shoqërojnë këtë vit nuk janë aspak të zakonshme.
Printet e kafshëve
Sigurisht printi i tigrit apo ai i leopardit janë kaq të përhapura sa s’mund të mungonin as në këpucë.
Takat e tejdukshme
Detaji që ju bën të ndihen të freskëta, fine dhe me shumë shije në të njëjtën kohë.
Ngjyra korale e fortë
Korali është kryefjala e ngjyrave këtë sezon, prandaj mos u stepni nëse ju marrin zemrën një palë këpucë me këtë ngjyrë.
Çizmet e mëdha
Çizmet e mëdha dhe me platformë mund të zëvendësojnë fare mirë takat. Nëse i kombinoni me kujdes, ato shkojnë me gjithçka.
Detaji i luspave
Detaji i litarëve në këpucë është gjithashtu në modë…
Taka me forma të ndryshme gjeometrike