KIDA NË GJERMANI/ Këngëtarja fotografohet me reperin e njohur (FOTO) – AlpeGossip
KIDA NË GJERMANI/ Këngëtarja fotografohet me reperin e njohur (FOTO)

KIDA NË GJERMANI/ Këngëtarja fotografohet me reperin e njohur (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun Kida, është shumë aktive si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjete sociale. Ajo vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme në profilin e saj të Instagramit, nga të cilat merr tepër vëmëndje nga ndjekësit e saj.

Kida ka udhëtuar së fundmi për në Gjermani për arsye që deri tani janë të panjohura, mund të jetë atje me pushime ose për të realizuar ndonjë projekt të ri muzikor. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj dhe foto nga vendi ku po qëndron.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, këngëtarja ështe takuar me reperin Getinjo, me të cilin dikur ndante suksesin në ‘On Records’. Ka qenë Getinjo ai që ka publikuar video me Kidën në Instastory dhe ndonëse arsyeja e këtij takimi nuk dihet, kanë lindur dyshimet se dyshja po realizon një bashkëpunim.