KËNGËTARI MALAZEZ I VJEDH KËNGËN “THEJE”/ Alban Ramosaj reagon i revoltuar: Na e shpifët… – AlpeGossip
KËNGËTARI MALAZEZ I VJEDH KËNGËN “THEJE”/ Alban Ramosaj reagon i revoltuar: Na e shpifët…

KËNGËTARI MALAZEZ I VJEDH KËNGËN “THEJE”/ Alban Ramosaj reagon i revoltuar: Na e shpifët…

Alban Ramosaj ka reaguar i revoltuar në rrjete sociale pasi një artist malazez, Ermal Fenca, i ka vjedhur këngën “Theje”. Ai  e ka përvetësuar këngën dhe melodinë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, ka shkruar fillimisht Albani.

Këngëtari malazez i vjedh këngën 'Theje', Alban

Më pas ai i ka bërë tag malazezit duke i thënë se duhet t’i vijë turp.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar këngëtari.

Këngëtari malazez i vjedh këngën 'Theje', Alban