ÇFARË PO NDODH ME FANSAT E LUIZIT? Përmbyset renditja, ja kush nga personazhet VIP ka fituar më shumë ndjekës – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME FANSAT E LUIZIT? Përmbyset renditja, ja kush nga personazhet VIP ka fituar më shumë ndjekës

ÇFARË PO NDODH ME FANSAT E LUIZIT? Përmbyset renditja, ja kush nga personazhet VIP ka fituar më shumë ndjekës

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s On Top”. Ajo ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

9. Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për “She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. Po ashtu dhe ai ka humbur 1 mijë ndjekës.

8. Teksa javën e kaluar Ronaldo Sharka kryesoi listën me më shumë ndjekës të shtuar në Instagram, këtë javë ai është në vend të tetë me vetëm 1 mijë ndjekës më shumë.

7. Pas tij vjen Kiara Tito me 2 mijë ndjekës më shumë. Moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet gjatë ditës së djeshme, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit “Kepi i Tundimeve”.

6. Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

5. Çuditërisht Luiz Ejlli vazhdon të bie me numrin e rritur të ndjekësve javë pas jave. Këtë herë ai ka shtuar vetëm 3 mijë ndjekës. Kujtojmë se Luizi do të jetë një nga artistët që do të hapë koncertin e Elvana Gjatës më 22 qershor në stadiumin Air Albania.

4. Në vend të katërt renditet Efi Dhedhes me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 589 mijë ndjekës.

3. Me po 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është po ashtu dhe Olta Gixhari. Nga 415 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 419 mijë.

2. Në vend të dytë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka shtuar 6 mijë ndjekës

1. Vendi i parë për këtë javë në “Social Top 5” i përket Elvis Pupës. Këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës. /Top Albania Radio/