NËNË DHE MËSUESE/ Sara Hoxha ka nisur t’i edukojë vetë fëmijët e saj në shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
NËNË DHE MËSUESE/ Sara Hoxha ka nisur t’i edukojë vetë fëmijët e saj në shtëpi (FOTO)

NËNË DHE MËSUESE/ Sara Hoxha ka nisur t’i edukojë vetë fëmijët e saj në shtëpi (FOTO)

Sara Hoxha i është dedikuar plotësisht rritjes së dy djemve të saj, London dhe Roman, e nuk ndahet në asnjë moment prej tyre. Përveçse është nënë shumë e kujdesshme, Sara ka treguar se ka nisur t’ju përkushtohet edhe edukimit e formimit të tyre.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet një tabelë që ju mëson fëmijëve ditët, muajt e vitit etj. Në këtë mënyrë Sara ka nisur të luajë edhe rolin e mësues për dy fëmijët, veçanërisht për London, duke qenë se është më i rritur.

Më herët, i vogli i Sarës dhe Ledionit studionte në një kopësht në kryeqytet, por ndoshta pandemia e koronavirusit do e ketë detyruar trashëgimtaren e Top Channel që ta edukojë vogëlushin vetë në shtëpi.

Ndërkohë kujtojmë se muajin që lamë pas, Sara dhe Ledioni, festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre më të vogël, Roman. Ata organizuan një super festë për ditëlindjen e tij, të cilën e shijuan të gjithë në maksimum. Duke ndarë disa nga momente nga festa, Sara rrëfeu edhe se si ka qenë ky 1 vit për ta si familje me 4 anëtarë.

“Të dielën festuam vitin e parë të lindjes së Romkit. Ishte më i lumturi i të gjitha kohërave! Viti i kaluar ishte i mbushur plor me gëzim e aventura, teksa ambientoheshim në një familje me katër persona. Kurrë në 1 milion vjet s’do ta imagjinoja dot 1 vit më parë, sa shumë dashuri do të kisha për fëmijën tim të dytë! Të dua shumë arusho!”, shkroi Sara në një postim.