Fatma hedh flamurin e “Agimi i Artë”: Ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë... - AlpeGossip
Fatma hedh flamurin e “Agimi i Artë”: Ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë…

Fatma hedh flamurin e “Agimi i Artë”: Ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë…

Ka përfunduar jo me pak debat puntata e djeshme në Top Show ku është folur për këngëtarin Notis, i cili mbron ideologjinë naziste dhe është aktivist i partisë ekstremiste “Agimi i Artë” në Greqi, ku shpesh është shprehur edhe kundër shqiptarëve dhe historisë tonë.

Në fund të debatit, Fatma Haxhialiu e cila bëri thirrje për bojkot të këtij koncerti që fyen dinjitetin e shqiptarëve, nxorri flamurin nazist të partisë “Agimi i Artë” duke e hedhur flamurin në studion e Top Show. “Mendimet e atyre që përkrahin e shpërndajnë ideologji naziste për mua, njësoj si ky flamur, meritojnë t’i bëjnë koncertet në kosh!” – ka përfunduar Fatma gjestin e saj të revoltës që duhet thënë se ishte mjaft i gjetur.