Modelja e njohur Oriola Marashi mbahet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo poston vazhdimisht në profilin e saj të instagramit fotografi ku shpalos hiret femërore.
Ditën e sotme, Oriola ka shpërndarë një foto të mamasë kur ishte e re, në Instastoryn e saj, ku dallohet fare mirë nga i ka rrënjët bukuria.
“Mamaja ime kur ishte e re dhe po jepte mësim, mbretëreshë e bukurisë”,- ka shkruar Oriola.
Kujtojmë se modelja me të ëmën, Xhoi Jakaj, ka një lidhje shumë të ngushtë. Këtë e provoi dhe e ëma e saj kur Oriolës i vodhën instagramin dhe mamaja e saj i doli në mbrojtje.