Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut: Ju vërtetoj se jam pasardhësja e tij (FOTO) – AlpeGossip
Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut: Ju vërtetoj se jam pasardhësja e tij (FOTO)

Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut: Ju vërtetoj se jam pasardhësja e tij (FOTO)

Sofie Kastrioti është kthyer tashmë në një vajzë të njohur të showbizit shqiptar që prej deklaratës së saj se është stërmbesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Sofia ka treguar se për të vërtetuar prejardhjen e linjës së saj të gjakut janë bërë studime nga ekspertë dhe ambasada.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Australi, dhe po, kam qenë në Shqipëri disa herë. Unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare. Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Testi i ADN-së ka treguar se unë kam gjak si shqiptari dhe arbëreshi. Kjo nënkupton që duhet të kem njerëz me të cilët kam lidhje familjare në Shqipëri, jam e sigurt”, është shprehur Sofia.

“Ai është heroi im. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda”.