“JEMI ME NERVA SOT”/ Kiara poston foton e Luna Mari, ka një pyetje për ndjekësit – AlpeGossip
“JEMI ME NERVA SOT”/ Kiara poston foton e Luna Mari, ka një pyetje për ndjekësit

“JEMI ME NERVA SOT”/ Kiara poston foton e Luna Mari, ka një pyetje për ndjekësit

Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Moderatorja së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli, kanë një vajzë së bashku, të cilën nuk kanë ngurruar që t’a bëjnë publike për fansat e tyre të shumtë.

Madje ditën e sotme, Kiara ka postuar në “Instastory” një fotografi të vogëlushes. Sipas Titos, e vogla është ‘me nerva’ pasi mendon se do i dalë dhëmbi i parë.

Gjithashtu moderatorja ka pyetur ndjekësit e saj që kanë fëmijë se kur u kanë dalë dhëmbët atyre.

“Jemi me nerva sot, më duket se do na dali dhëmbi i parë. Çfarë muaji i kanë dalë dhëmbët bebit tuaj”, ka shkruar Kiara krahas fotos së ëmbël të Luna Mari Ejlli.