“KARANTINA IME…”/ Romeo flet për dashurinë që ka për Jonidën dhe mardhënien me nënën e saj – AlpeGossip
“KARANTINA IME…”/ Romeo flet për dashurinë që ka për Jonidën dhe mardhënien me nënën e saj

“KARANTINA IME…”/ Romeo flet për dashurinë që ka për Jonidën dhe mardhënien me nënën e saj

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi muajt e fundit kanë bërë që mediat të flasin pafund për ta.

Një prej çifteve më simpatike të showbizit e kanë konfirmuar lidhjen prej pak kohësh dhe tanimë nuk rezervohen nëpër intervista për të folur rreth njëri-tjetrit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Revistën Who, Romeo ka folur për historinë e dashurisë me Jonidën dhe e ka përkufizuar atë me vetëm dy fjalë, “karantina ime”.

Për sa i përket marrëdhënies me nënën e Jonidës, e cila është bërë tashmë një personazh publik nga videot që këngëtarja poston me të, Romeo u shpreh se ka një raport unik.

“Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik”, -tha aktori.