"SE DI KY BOTI QË UNË KËNDOJ LIVE"/ Aurela i "hakërrehet" komentuesit: Po ato "hartistët" tuaj që iu lodhet CD-ja... - AlpeGossip
“SE DI KY BOTI QË UNË KËNDOJ LIVE”/ Aurela i “hakërrehet” komentuesit: Po ato “hartistët” tuaj që iu lodhet CD-ja…

“SE DI KY BOTI QË UNË KËNDOJ LIVE”/ Aurela i “hakërrehet” komentuesit: Po ato “hartistët” tuaj që iu lodhet CD-ja…

Aurela Gaçe njihet si një nga këngëtaret më të mira të laivit ndërkohë që është më energjikja kjo nuk ka diskutim. Po dikush e ka ngacmuar atë në një nga postimet në Instagram. Ja çfarë i shkruajnë: “Të paska nxjerrë bllof DJ më duket.”

Kaq është dashur dhe ajo ka shpërthyer dhe ka bërë disa statuse e komente të gjata.

Në foton e shpërndarë nga unë, ajo me gjuhën jashtë e si me nerva pakëz, ky zotëria donte ta gjente përgjigjen e diçiturës, edhe më bëri çudi sepse mendon se e kam me DJ, se gjasme ai s’ka luajtur këngën e duhur. Në rregull, por se si u ndjeva kur e lexova.. më shpoi sytë… edhe thashë me vete: po ky akoma s’e ka marrë vesh që unë s’kam punë me DJ? Akoma s’e di ky boti, që unë para publikut dal vetëm live?

Por thashë me vete: S’i vë faj. Ai ka parë aq shumë “hartistë” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD- ja. Aq shumë e bëjnë sa tani, këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës: Hajde hops, e zëri i [regjistruar?]

Marrin edhe njerëz të rrinë në skenë sa për sy e faqe. KA NGA ATA QË FLASIN E BËJNË MORAL PËR ARTIN, POR PARATË NËPËR CLUB- e PREFEROJNË T’I MARRIN PA U DJERSITUR, SE NORMAL LODHET CD- ja. ORE JU ARTISTËT E B.. ËSHTË DETYRË MORE TË JENI LIVE. ËSHTË A- ja dhe ZH- ja. Provojeni bëjeni në atë botën që aq shumë e përmendni, se si i pari publiku do të kërkojë mbrapsht paratë e biletës.” përfundon Gaçe.