PREZANTOHET NJË ÇMIM I RI/ Njihuni me bukuroshet shqiptare që marrin pjesë në konkursin e bukurisë në Itali (FOTO) – AlpeGossip
PREZANTOHET NJË ÇMIM I RI/ Njihuni me bukuroshet shqiptare që marrin pjesë në konkursin e bukurisë në Itali (FOTO)

PREZANTOHET NJË ÇMIM I RI/ Njihuni me bukuroshet shqiptare që marrin pjesë në konkursin e bukurisë në Itali (FOTO)

“Miss Arbëresha” është konkursi i bukurisë që mbahet në Itali e ku marrin pjesë vajza shqiptare, në garë për kurorën e më të bukurës.

Faqja “Miss Arbëreshë” ka publikuar fotot e vajzave, shoqëruar me një përshkrim për secilën teksa bën të ditur se në këtë edicion, prezantohet një çmim i ri: Miss Arbëreshe Social.

Vajza që do të marrë më shumë pëlqime do të fitojë çmimin. I urojmë suksese të gjitha vajzave teksa ju ftojmë të njiheni me to në vazhdim.

Francesca Vaccaro, vjen nga Palazzo Adriano. Ajo është 21 vjeç, studion në Universitetin e Palermos. Pasioni i saj më i madh janë kuajt dhe  pëlqen të udhëtojë duke zbuluar vende të reja

Margherita La Regina është 17 vjeç dhe vjen nga Spezzano Albanese. Studente e shkollës së mesme shkencore “V. Bachelet”, së shpejti do të ndjekë vitin e pestë. Ajo e përcakton veten si një vajzë altruiste që i pëlqen të zbulojë dhe jetojë përvoja të reja.

Marica Catapano është 18 vjeç, vjen nga San Marzano di San Giuseppe dhe është nxënëse e shkollës së mesme.

Maria Antonella Loricchio është 29 vjeç dhe jeton në San Demetrio Corone. Ajo është studente e shkencave të arsimit fillor, i do fëmijët dhe ëndërron të krijojë një vend për fëmijët me aftësi të kufizuara. Maria është e emocionuar që vesh fustanin e gjyshes së saj.

Angela Lavalle, 24 vjeç, jeton në Santa Caterina Albanese. Studentja e Shkencave të turizmit, pëlqen të vizitojë vende ku mund të zbulojë kultura të reja dhe tradita të reja.

Francesca Ferrara do të përfaqësojë Komunën e Piana degli Albanesi. Ajo është 23, i pëlqen udhëtimet dhe përvojat e reja, ka punuar në Londër dhe Barcelona. Franceska e përshkruan veten si një person shumë sportive dhe dinamike.

Valeria Severino është 19 vjeç dhe vjen nga Santa Sofia d’Epiro. Për të mbetur e lidhur me origjinën, ajo mbart kostumin e vendit të saj gjë që e bën atë shumë krenare. Valeria e përshkruan veten si një studente gjithmonë të gëzuar dhe të qeshur.

Vincenza Basile është 21 vjeç dhe jeton në San Benedetto Ullano. Ka pasur pasion për vallëzimin që e vogël, i pëlqen të udhëtojë dhe të shohë vende të reja. Vincenza e përcakton veten si një vajzë shumë të lidhur me kulturën arbëreshe dhe në fakt ajo e flet shumë mirë gjuhën.

Marialuisa Buccolo, vjen nga San Paolo Albanese, është 20 vjeç dhe studion në Universitetin e Urbino. I pëlqen kërcimi dhe gjithçka që lidhet me kulturën arbëreshe.

Mariateresa Torchia vjen nga Maida. Që në moshë të vogël i pëlqente të luante në kitarën e babait të saj, e magjepsur nga muzika. Një vëmendje të veçantë i ka dhënë gjuhës arbëreshe. 

Laura Crescente, vjen nga Acquaformosa. Ajo është 17 vjeç, pëlqen të udhëtojë nëpër botë, përlqen aventurat, muzikën, artin, modën dhe veçanërisht i do fëmijët.

Maria Grazia Condorelli, 26 vjeç dhe vjen nga Lungro, ajo ka studiuar në Unical Economy dhe më pas filloi studimin e mesoterapisë dhe akupresurës. Maria pëlqen udhëtimet, modën, artin dhe zbulimin e kulturave të reja. Krenare për origjinën e saj.

Desirée Chimenti, është 17 vjeç, ajo do të përfaqësojë qytetin e San Martino di Finita. Studente, ëndërrimtare, valltare dhe e apasionuar pas letërsisë.

Martina Coppolillo është 22 vjeç dhe vjen nga Cervicati, studente e Fakultetit të Drejtësisë. E apasionuar pas fotografisë, adhuruese e traditave kulturore, pjesë e korit të kishës së San Nicola di Bari në Cervicati.

Paola Tassone është 27 vjeç dhe vjen nga Cerzeto. Estetiste me profesion, aktualisht punon në një qendër mjekësore-estetike. Pëlqen të udhëtojë, të vizitojë vende të reja dhe të mësojë për kulturat e reja. Marrja pjesë në Miss Arbëreshe ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e Paolës, pasi i pëlqen të promovojë origjinën e saj.

Luisa Petrassi do të përfaqësojë Komunën e Mongrassano. Ajo është 23 vjeç dhe studion për Kimi dhe Teknologji Farmaceutike. Aspiron të bëhet studiuese.

Valentina Galeandro është 18 vjeç dhe vjen nga Firmo. Ajo ndjek vitin e fundit të shkollës së mesme shkencore në Lungro dhe është një adhuruese e muzikës k-pop, pëlqen vallëzimin dhe ka nisur të kërcejë që në moshën tre vjeçare në shkollën e vallëzimit “Arabesque” në San Marco Argentano.

Mariella Perrone, 23 vjeç, vjen nga Frascineto, studente masteri. Ajo ruan me krenari traditat e vendit të saj të lindjes.