“DO TË KEM RESPEKT DERI NË FUND PËR TË”/ Majk sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Majlindën – AlpeGossip
“DO TË KEM RESPEKT DERI NË FUND PËR TË”/ Majk sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Majlindën

“DO TË KEM RESPEKT DERI NË FUND PËR TË”/ Majk sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Majlindën

I ftuar sot në “Xing me Ermalin” ka qenë reperi i njohur Majk (që nëse e kishit harruar emrin e vërtetë e ka Kastriot).

Pyetjes së Ermalit lidhur me jetën private dhe marrëdhënies së tij me ish-bashkëshorten Majlindën, Majk sqaroi njëherë e mirë se:

“Kjo është jeta ime personale dhe nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj. Në Instagram nuk postoj çdo lëvizje timen. Për djalin tim kam dashurinë më të madhe dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës sime, ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund, pasi është nëna e djalit tim, normal. Dhe këtu e mbyllim këtë temë. Për momentin po shijoj çdo lëvizje të djalit, çdo fjalë të thënë nga ai”, u shpreh Majk.

 

Pavarësisht se u ndanë para se djali i tyre të vinte në jetë, Roani do të jetë gjithmonë ai që do të krijojë një lidhje mes babit dhe mamit të tij. Majlinda Zeka, e cila u bë e njohur nga lidhja me reperin Majk, tashmë ka treguar se ka vazhduar jetën dhe ka hedhur historinë e tyre pas krahëve.

Majk rrëfeu ndër të tjerash se vazhdon të jetë pjesë e grupit të njohur “Babastars”. Deri në fund të verës ai premtoi që do të nxirrte një album me Getoarin.