BUTRINT IMERI SAPO NA ZHGËNJEU/ Këto detaje nga klipi e nxjerrin keq këngëtarin (FOTO) – AlpeGossip
BUTRINT IMERI SAPO NA ZHGËNJEU/ Këto detaje nga klipi e nxjerrin keq këngëtarin (FOTO)

BUTRINT IMERI SAPO NA ZHGËNJEU/ Këto detaje nga klipi e nxjerrin keq këngëtarin (FOTO)

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët shqiptarë më të pëlqyer, veçanërisht nga vajzat të cilat duket se e pëlqejnë shumë stilin e tij në të kënduar si dhe pamjen e jashtme.

Gjithashtu këngët janë shumë të suksesshme dhe është për tu thënë se kanë një numat të lartë “views” duke parë shifrat e këngëtarëve dhe këngëtareve të tjera shqiptare.

Së fundmi Butrint Imeri po bën namin me këngën “Alea” e cila është pëlqyer shumë nga publiku, madje gjatë një teme të trajtuar në emision “KafeIN” në IN Tv, “Kush mendoni se është hiti i verës 2018”, kënga “Alea” ishte në “top 3” më të përsëritur.

Ç’është e vërteta “Alea” është një këngë shumë ritmike, tipike verore, klipi është shumë ekzotik vendet ku supozohet të jetë xhiruar janë shumë të veçanta dhe të bukura njëkohësisht , por mesa duket një pjesë e mirë e tyre janë punuar me “green screean”.

Me pak fjalë, Butrinti na ka mashtruar “pak”, duke na bërë të mendojmë se videoklipi i tij është xhiruar në ato super vende… Por siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, djegia nuk është bërë ashtu siç duhet, sikurse në rastin e majmunit, ku dora del shumë “jashtë loje” dhe duket qartë që nuk ka lidhje me të.

Gjithsesi nuk është ndonjë çudi e madhe sepse janë të shumë personat që i punojnë klipet e tyre me “green screean”, por në rastin e Butrintit tek “Alea”, duket shumë qartë përdorimi i këtyre efekteve…

Gjithsesi nuk është “fundi i botës” sepse kënga është shumë e këndshme