Vittorio Sgarbi shfryn ndaj George Clooney: "MA KE LËNË PIS QYTETIN TIM" - AlpeGossip
Vittorio Sgarbi shfryn ndaj George Clooney: “MA KE LËNË PIS QYTETIN TIM”

Vittorio Sgarbi shfryn ndaj George Clooney: “MA KE LËNË PIS QYTETIN TIM”

Vittorio Sgarbi lëshon polemikën e radhës. Kësaj radhe ‘shënjestra’ është George Clooney, “fajtor” se ka lënë pis qytetin e Sutri-t në Itali, provincë e Viterbos, ku Sgarbi është kryebashkiak.

Aktori amerikan ishte atje për xhirimet e serialit televiziv “Catch 22” dhe tani kritiku i artit, edhe pse e ka falenderuar që ka zgjedhur pikërisht qytetin e tij si set xhirimesh, drejton gishtin kundër Clooney me një protestë formale edhe kundër produksionit.

“Kënaqësia jonë fillestare për promovimin e qytetit, – deklaron Sgarbi, – u sfumua fatkeqësisht për shkak të efekteve negative të lidhura me garancinë e pamjaftueshme për kujdesin e qytetit dhe qytetarëve. Faktikisht, në pritje të efekteve pozitive, u regjistrua, përballë një kotributi modest të bashkisë prej 5 mijë eurosh, një skllavërim i vendit sa i paturp aq edhe prepotent.”

Sgarbi zbulon se ‘shtresa e tokës vendosur për të mbuluar trotuarët dhe për t’i dhënë aspektin e tokës së goditur, është hequr pa kujdes, duke bërë që të ngrihen pluhura të bezdisshme, duke detyruar qytetarët t’i pastrojnë.”

Duke iu drejtuar aktorit të famshëm amerikan, Sgarbi përfundon: “Besoj se një burrë që dashuron Italinë si George Clooney duhet të tregonte kujdes dhe delikatesë më të madhe.”