Rrahjet mes reperave nuk janë diçka e pazakontë tashmë. Këtë herë nuk ka ndodhur mes atyre shqiptarë , por mes të huajve.
Dy nga yjet e repit francez janë arrestuar pas një përleshje masive, që rezultoi në mbylljen e terminalit në aeroportin e vetëm të Parisit.
Udhëtarët e alarmuar e filmuan luftën midis reperëve Booba dhe Kaaris që ndodhi në një sallë të aeroportit, si dhe postuan video e fotografi në rrjetet e tyre sociale.
Në video duken grupet rivale duke u përleshur në një dyqan, para se gjendja të degravonte edhe më tepër.
Më pas është njoftuar policia dhe të dy yjet e repit francez janë arrestuar së bashku me nëntë persona të tjerë që ishin të përfshirë në rrahje.
Stafi i aeroportit konfirmoi se terminali u mbyll përkohesisht si rezultat i incidentit, gjë që shkaktoi vonesë në fluturime.
Dy yjet e muzikës kishin bashkëpunuar më herët, përpara se të armiqësoheshin publikisht dhe të bëheshin rivalë të ashpër.