“BOSHLLËKUN QË LE…”/ Në ditën e saj të lindjes, Rudina Dembacaj prek me fjalët dedikuar babait të ndjerë – AlpeGossip
“BOSHLLËKUN QË LE…”/ Në ditën e saj të lindjes, Rudina Dembacaj prek me fjalët dedikuar babait të ndjerë

“BOSHLLËKUN QË LE…”/ Në ditën e saj të lindjes, Rudina Dembacaj prek me fjalët dedikuar babait të ndjerë

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka humbur para një viti babain e saj.  Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar asnjëherë postimet nga ana e aktores në lidhje me kujtimin e të atit.

Teksa feston ditëlindjen, mendimet dhe emocionet e Rudinës sot shkojnë te babai i saj i ndjerë. Ajo ka publikuar një foto me të shtrenjtin e saj, krahas së cilës i ka dedikuar fjalë rrënqethëse.

“Ba, boshllekun qe le ti, nuk e mbush dot asgje! Gezuar atje ne qiell! Me mungon ne çmenduri”, ka shkruar ajo krahas fotos emocionuese.

Për ditën e saj të lindjes, bashkëshorti i Rudinës ka zgjedhur që t’a surprizojë me një udhëtim në Capri të Italisë.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale imazhe nga kjo ditë kaq e veçantë për të dhe me njërën prej tyre i ka habitur të gjithë. Rudina shprehet se Marku është në udhëtim me gruan, shokun dhe dashnoren dhe të tre këto personazhe janë ajo vetë.

“Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren me gruan, por edhe me një shokun e vet, edhe me dashnoren e tij. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”, është shprehur Dembacaj në videon e publikuar nga vetë ajo.

VIDEO