Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari është prej vitesh në një lidhje, të cilën e ka konfirmuar dhe vetë. Megjithatë, ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar, duke mos e zbuluar portretin e djalit që i ka marrë zemrën.
Vetëm para pak ditësh, Fjoralba publikoi një foto krah djalit në fjalë, mbi fytyrën e të cilit kishte vendosur një zemër.
Ndonëse moderatorja është munduar ta ruajë sekret identitetin e tij, “Newsbomb.al” ka bërë me dije se ai quhet Françesko. Ai është atlet në sportin e xhudos në Tiranë dhe më poshtë janë disa foto të tij: